Mungesa e pagave për mësimdhënësit, mbledh SBASHK-un në orën 17:00
BKT
Foto: RTKLive
Kosovë

Mungesa e pagave për mësimdhënësit, mbledh SBASHK-un në orën 17:00

Jeton Musliu/RTKlive

Nëse pagat për mësimdhënësit nuk ekzekutohen deri në orën 16:00, atëherë një vendim i ri nga SBASHK-u pritet të merret në orën 17:00.

Se cili do të jetë ai vendim ende nuk dihet, por një mbledhje urgjente për në atë kohë, është thirrur nga kryetari i SBASHK-ut, Rrahman  Jasharaj.

Reshit Kushaj nga SBASHK-u në një deklarim për RTKlive, u shpreh se në takimin e orës 17:00, përveç kryesisë së SBASHK-ut,do  të jenë edhe kryetarët e sindikatës në nivel të komunave.

“Edhe 30 minuta ka kohë. Nëse nuk dalin pagat, kemi mbledhje urgjente. Nuk e di se çfarë vendimi mund të merret”, tha Kushaj, duke treguar se takimi mbahet në orën 17:00.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka deklaruar se nëse nuk ekzekutohen pagat deri sot brenda orarit të punës, mund të kthehen sërish në grevë.

Ai gjithashtu ka theksuar se nuk ka më kushtëzime.

Që nga 25 gushti deri më 1 tetor, punëtorët e arsimit dhe sektorëve tjerë publikë ishin në grevë në kërkim të 100 eurove shtesë në muaj deri në hyrjen në fuqi të ligjit për paga.

 


MË SHUME NGA Kosovë