Shumë zeje të vjetra po shkojnë drejt shuarjes në Pejë|Video
Kosovë

Shumë zeje të vjetra po shkojnë drejt shuarjes në Pejë|Video

Islam Haxhiu /RTK

Shumë zeje të vjetra në qytetin e Pejës po shkojnë drejt shuarjes. Kjo për shkak të mos interesimit të gjeneratave të reja për t`i trashëguar ato.

Çarshia e gjatë në Pejë tashmë nuk duket si dikur. Aty shumë lokale të zejeve janë shndërruar në dyqane tregtare.

Afrim Lata nga Peja është i vetmi qeleshepunues i cili i ka mbetur besnik kësaj zejeje të vjetër e cila krahas shumë zejeve tjera në këtë qytet, po shkon drejt zhdukjes.

Të shqetësuar për zhdukjen e zejeve në këtë qytet të lashtë janë shprehur edhe qytetarët.

Nëpër lokalet e Çarshisë së gjatë të Pejës dikur funksiononin pothuajse të gjitha veprimtaritë zejtare, të cilat tashmë janë zëvendësuar me shitore ku kryesisht zhvillohet tregtia.

Kronika e mëposhtme sjell detajet:


MË SHUME NGA Kosovë