Fillon ndërtimi i serave për fermerët përfitues në Drenas
Kosovë

Fillon ndërtimi i serave për fermerët përfitues në Drenas

K.Kasumi/ RTKlive

Komuna e Drenasit, së bashku me Islamic Relief Kosova, kanë nisur realizimin e projektit për ndërtimin e serave për fermerët përfitues të Drenasit.

Në kuadër të thirrjes publike, janë 105 përfitues për ndërtimin e serave dhe dje ka filluar montimi i tyre për fermerët, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit në Facebook.

Realizimit të këtij projekti i paraprin marrëveshja e bashkëpunimit në mes të komunës dhe Islamic Reliefit, ku muaj më parë kryetari Ramiz Lladrovci dhe drejtori i Islamic Refief, Mohamet Soliman, kanë nënshkruar këtë memorandum bashkëpunimi.


MË SHUME NGA Kosovë