19:16 / 06.10.2022
Abdixhiku adreson kritika ndaj qeverisë
A.Bela / RTKlive
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka adresuar përsëri kritika ndaj qeverisë së Kosovës, duke akuzuar për paaftësi dhe papërgjegjësi në qeverisje.
Reagimi i Abdixhikut, vjen disa orë pas dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
“Një vit e gjysmë qeveri, në pritje të ministrit të 3-të në shëndetësi. Vetëm 5% investime kapitale të realizuara sivjet. Fajet? 20 vjet? Paaftësi e papërgjegjësi!”, ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook”, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.























