Samiti i Pragës mundësi e mirë për Kosovën|Video
Foto RTK
Kosovë

Samiti i Pragës mundësi e mirë për Kosovën|Video

Muharrem Miftari/RTKLive

Sonte në emisionin ‘RTK Prime’ është diskutuar për samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian në Pragë, në të cilën po marrin pjesë 44 liderë të kontinentit evropian për të diskutuar nxitjen e dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.

Për të diskutuar këtë samit në ‘RTK Prime’ të ftuar ishin: Fitore Pacolli nga Lëvizje Vetëvendosje, Bernard Nikaj nga PDK dhe Anton Berisha nga LDK.

 

Pacolli: Kosova është e barabartë si shtet në këtë forum

Fitore Pacolli, deputete nga radhët e  LVV-së, prezencën e Kosovës në këtë forum e vlerësoi si  sukses, ngase Kosova është e barabartë si shtet e që përfaqësohet nga presidentja e vendit, ku mund të bëjmë lobime që të ndikojmë e krijojmë lidhje të reja e më të fuqishme me vendet e Evropës.No description available.

Berisha nga LDK: Samiti pozitive për Evropën

Anton Berisha nga radhët e LDK-së theksoi se samiti është diçka pozitive për Evropën, marrë parasysh nga situata që është në Ukrainë, kështu që pjesëmarrja të gjitha shteteve, hiç Rusinë, që mbetet e vetme e që është mundësi e mirë për Kosovën që Evropa ka nevojë të diskutohen përveç sigurisë edhe energjisë, etj, ku shumë shtete, përfshirë Gjermaninë kanë qenë të varura nga Rusia, sa i përket energjisë e për Kosovën ky është samiti i parë, si shtet.

No description available.

Nikaj: Rast i mirë ku Kosova provon se është aktor i barabartë me të tjerët

Kurse Bernard Nikaj nga PDK, theksoi se duke jetuar në një kontekst të ri global, që nga okupimi rus në Ukrainë dhe ballafaqimi i kontinentit si BE nuk mund të përballet si e tillë, por me të gjitha shtetet e kontinentit. Sipas tij, ky samit është një lloj forumi ku mund të krijojmë marrëdhënie shtesë me shtete të Evropës, ku rrokin tema tjera, veç asaj të sigurisë,  por edhe  të energjisë , etj. Ai vlerësoi se është një nismë e mirë, rast i mirë për Kosovën, ku mund të provojë që është aktor i barabartë me të tjerët, që është në gjendje të përballet me sfidat që ballafaqohen të gjitha shtetet tjera.No description available.


MË SHUME NGA Kosovë