Kelmendi, Peci dhe Zogaj do të angazhohen në forcimin e sundimit të ligjit
BKT
Kosovë

Kelmendi, Peci dhe Zogaj do të angazhohen në forcimin e sundimit të ligjit

V.Thaçi/RTKlive

U.D. Kryeprokurori i Shtetit priti në takim kryetarin e Gjykatës Supreme dhe kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, në takimin e punes me kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës Enver Peci si dhe kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj, diskutuan lidhur me temat e interesit të përbashkët, veçmas për tejkalimin e sfidave, fuqizimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit si dhe administrimin e një drejtësie efektive. 

Sipas njoftimit, bashkëbiseduesit u pajtuan që të ketë angazhim dhe koordinim të shtuar në përmbushjen sa më efikase të përgjegjësive ligjore të institucioneve përkatëse. 


MË SHUME NGA Kosovë