Qeveria ekzekuton pagat e mësimdhënësve
BKT
Foto: RTKLive
Kosovë

Qeveria ekzekuton pagat e mësimdhënësve

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Ministria e Financave ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit në ditën e shtatë të tetorit.

Këtë e ka konfirmuar  për RTKLive, Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ai deklaroi se tashmë pagat kanë dalë në xhirollogaritë e mësimdhënësve.

Se pagat kanë filluar t’u dalin punëtorëve të arsimit, që ishin në grevë,  e kanë konfirmuar edhe nga SBASHK-u.

Imer Imeri nga kjo sindikatë, tha për RTKlive se nga kontaktet që ka pasur me mësimdhënës kanë treguar se pagat e shtatorit u kanë dalë në xhirollogaritë e tyre.

Ministria e Financave nuk ua kishte ekzekutuar pagat mësimdhënësve për shkak të grevës 22 ditëshe në muajin shtator.

 


MË SHUME NGA Kosovë