Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë është Kreshnik Hoti, profesor në Fakultetin e Mjekësisë. Ai flet për temën mjekësia në Kosovë, shërbimi shëndetësor dhe shkenca.
Kursem Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, na njofton se si do të jetë moti këtë javë.
Ndërkaq, Jusuf Ulaj specialist i neuropsikiatrisë dhe psikoterapeut, flet për ditën botërore të shëndetit nendor.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përveç bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























