Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Dilaver Kryeziu koreograf. Ai flet për Ansamblin “Zëri i Kosovës”, i cili do të marr pjesë në ditët e kulturës në Kroaci.
Kurse mysafirë të tjerë janë Luan Pallaska, Inxhinier i Elektroteknikës dhe Sylejman Krasniqi Inxhinier i Elektroteknikës. Ata flasin për Fillet e Elektroekonomisë së Kosovës.
Sot protestohet për t’u Solidarizuar me Gratë në Iran. Për këtë e ftuar është Marigona Shabiu drejtoreshë ekzekutive e Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























