Përurohet projekti i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Pejë
BKT
Kosovë

Përurohet projekti i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Pejë

V.Thaçi / RTKlive

Sot është bërë përurimi i projektit të impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Pejë.

Ambasadori gjerman Jörn Rohde, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, ambasadorin zviceran, Thomas Kolly, përfaqësues të Zyrës së KfW-së në Kosovë, Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim SCO, si dhe qeverisë qendrore dhe lokale kosovare inauguruan e impiant i sapo ndërtuar për trajtimin e ujërave të zeza në rajonin e Pejës.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit, ambasadori Rohde tha: “Ky impiant trajtimi do të ndihmojë që lumi Drini të jetë më i pastër dhe efektet nuk do të kufizohen në Kosovë,  gjithashtu do të ndihmojë në sigurimin e ujit të pijshëm edhe në vendin fqinj Shqipërinë. Ai është një shembull i përsosur për një menaxhim efektiv të ujërave ndërkufitare për të gjithë rajonin, një rajon që gjithnjë e më shumë mundohet nga degradimi mjedisor. Këtë projekt e shohim si pjesë të angazhimit tonë të fuqishëm për Kosovën në rrugën e saj drejt Evropës. Po zhvillohen projekte të ndryshme të cilat synojnë përmirësimin e cilësisë së ujit në Kosovë!”, tha ai.

Ndryshe projekti me vlerë rreth 25 milionë euro është investim i përbashkët i Qeverisë Federale Gjermane, Qeverisë Zvicerane, Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Pejës. Zbatimi i tij do të përmirësojë cilësinë e lumenjve dhe liqeneve, si dhe ujërave tokësore dhe do të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.

May be an image of outdoors


MË SHUME NGA Kosovë