Këshilli i Prindëve të Kosovës kundërshton mbajtjen e mësimit të shtunave
BKT
Foto: KPK/Facebook
Kosovë

Këshilli i Prindëve të Kosovës kundërshton mbajtjen e mësimit të shtunave

J.Musliu/RTKlive

SBASHK-u kundërshton mbajtjen e mësimit ditëve të shtuna, sipas kalendarit të hartuar nga Ministria e Arsimit.

Kjo e fundit kërkon nga Drejtoritë Komunale që orët e humbura të plotësohen. E në anën tjetër, është Këshilli i Prindërve të Kosovës që kundërshton që kjo të bëhet.

Sipas kalendarit të ri shkollor të publikuar nga MASHTI, këtë të shtunë me 15 tetor, duhet të jetë ditë mësimi për shkollat fillore. Por, Këshilli i Prindërve të Kosovës e refuzon një gjë të tillë.

 “RIKUJTIM! JO – shkollës të shtunave! JO – mësimit me zor!”, deklaroi KPK në në llogarinë e vet në Facebook.

“ Fëmijët kanë të drejta – obligohemi t’i mbrojmë!” – shkruan në këtë postim.

Vetëm dy javë pas fillimit të procesit mësimor në shkollat publike në vend, pas grevës prej një muaji të thirrur nga SBASHK-u, tashmë një përplasje e re mes palëve duket në horizont.


MË SHUME NGA Kosovë