“Njiheni policinë tuaj” lansohet projekti i ri i Policisë së Kosovës
BKT
Foto: Valjeta Shala
Kosovë

“Njiheni policinë tuaj” lansohet projekti i ri i Policisë së Kosovës

Valjeta Shala/RTK

Policia e Kosovës, në kuadër të strategjisë së integruar të policimit, ka lansuar të premten projektin e policisë në lagje "Njiheni Policin Tuaj".

Ky projekt u prezantua në një konferencë për media, derisa zëdhënësi Baki Kelani tha se me anë të këtij projekti, Policia synon që të rris bashkëpunimin me qytetarët.

Drejtori i Departamentit për operacione në PK, Gazmend Hoxha tha se përmes këtij ridizajnimi, Policia do të jemi më transparent dhe më afër qytetarëve, që punojnë me ta në komunitet, hetime e patrullime.

"Në strategjinë e re që është hartuar me vitin 2021- 2025, është paraparë po ashtu edhe dizajnimi i stacioneve policore dhe shërbimeve që përfshinë edhe marrjen e informacioneve dhe pastaj adresimin e tyre”, deklaroi Hoxha.

Ndërsa, drejtor i Drejtorisë rajonale në Prishtinë, Fehmi Gjata tha se synimi i Policisë, është përmirësimi i sigurisë publike dhe ngritja e bashkëpunimit në nivel lokal dhe rajonal. “Zotohemi për një implementim profesional", tha mes tjerash Gjata.


MË SHUME NGA Kosovë