Ministrja Haxhiu: Skandaloz verdikti për vrasjen e Adonis Tetajt
BKT
Foto: Albulena Haxhiu/Facebook
Kosovë

Ministrja Haxhiu: Skandaloz verdikti për vrasjen e Adonis Tetajt

J.Musliu/RTKlive

“Aktgjykimi i sotëm mund të jetë gjithçka tjetër vetëm drejtësi jo”. Këhstu deklaroi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas dënimit prej 7 vjet e gjashtë muaj burg të Shaban Gogajm, i cili katër vjet më parë, vrau me armë zjarri në vendin e punës, Adonis Tetajn.

“Një djalë i ri, në një ditë normale e në vendin e tij të punës, vritet tragjikisht.

Procesi gjyqësor ndaj personit të dyshuar është zhvilluar me shumë probleme dhe është karakterizuar me shumë çështje që e kanë penguar një proces të drejtë dhe efikas”, deklaroi sot ministrja haxhiu, duke shprehur në mënyrë të hapr paknaqësinë me këtë proces dhe verdiktin e gjykatës.

“Si ministre e Drejtësisë nuk kam mandat e as intencë për të ndërhyrë në asnjë rast gjyqësor, mirëpo është e domosdoshme të theksohet se sikur opinioni publik, jam e shqetësuar me  mënyrën e administrimit të këtij procesi, përfshirë këtu edhe shkallën e dënimit me aktgjykimin e sotëm”, deklaroi ajo.

 “Është vendim i padrejtë e skandaloz!”.

Ministrja haxhiu u shpreh se shteti i së drejtës kërkon vendosmëri të personave që ushtrojnë detyrën zyrtare në organet që janë bartëse të sistemit të drejtësisë.

“Pra, kemi nevojë për prokurorë të ndershëm e profesionistë që me precizitet hetojnë rastet dhe po ashtu gjyqtarë që marrin vendime brenda suazave të ligjshmërisë dhe në përputhje me provat e faktueshme të rastit”.

Ajo bën thirrje që të merren në konsideratë të gjitha rrugët ligjore për rastin e vrasjes së të ndjerit, Agonis Tetaj, në mënyrë që të vendoset ligjshmëria e plotë dhe të jepen vendime meritore.

 


MË SHUME NGA Kosovë