Musmurati: Të hapura kanë qenë të gjitha shkollat
BKT
Kosovë

Musmurati: Të hapura kanë qenë të gjitha shkollat

Arlinda Sejda/RTK

(E plotësuar) Lidhur me mbarëvajtjen e procesit mësimor sot, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinë, Besianë Musmurati, bëri të ditur se megjithëse të gjitha shkollat kanë qenë të hapura, vetëm 30 për qind e tyre kanë zhvilluar procesin mësimor.

“Të hapura kanë qenë të gjitha, kanë punu vetëm rreth 30% e shkollave. Pjesa tjetër nuk kanë punuar, sepse nuk ka pasë nxënës dhe jo i gjithë stafi ka dalë. Pra rreth 70% e shkollave nuk kanë punuar”, tha për RTK, drejtoresha e arsimit në komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati.

(E plotësuar) Në tri shkollat, që kanë paralajmëruar, po mbahet procesi mësimor

Procesi mësimor po realizohet pjesshëm mësimdhënësit kryesisht janë te pranishëm në shkolla, por në disa klasa mungojnë nxënësit.

Në shkollën Ismaj Qemajli klasat e para po mbajnë mësim vetëm në disa klasa për shkak të mungesës së nxënësve. Në këtë shkollë, në të dy ndërrimet, me përqindje,  75% prej nxënësve mungojnë në procesin mësimor, tha për RTK, Mimoza Krasniqi, drejtoreshë e shkollës.

Por për dallim nga shkollat tjera këtu herët vërehet një numër më i madh i nxënësve.

Ndërsa ne shkollën "7 Marsi" e cila numëron më pak nxënës për dallim nga këto shkollat tjera në ndërrimin e paradites të pranishëm kanë qenë përafërsisht 80 nxënës, tha për RTK, Hyke Rexhaj, drejtoreshë e shkollës.

Në shkollën " Faik Konica" në orën 13:30 fillon ndërrimi tjetër, shihet një numër i nxënësve të cilët kanë ardhur në përcjellje te prindërve për të mbajtur orët e humbura mësimore.

Disa prindër nuk duan fare të komentojnë për këtë çështje e disa e vlerësojnë të domosdoshëm kompensimin e këtyre orëve. Ndërsa disa të tjerë janë kthyer prapa, sepse në klasat e fëmijëve të tyre nuk ka pasur nxënës të tjerë.

Në shkollën Faik Konica, klasat 6-7-8 nga numri total 449, 32 nxënës paradite ishin prezentë, tha për RTK Blerim Dalipi, zëvendësdrejtor.

Bëhet e ditur se edhe shkolla " Xhemajl Mustafa" është e hapur, por mësimi po zhvillohet në pak klasa, me pak nxënës.

(E plotësuar) MASHTI për RTK: Shumica e mësimdhënësve janë në proces mësimor

Valdrin Dervishaj nga MASHTI, në një përgjigje për RTK theksoi se Inspektorët tashmë janë në terren nga ora 7:30 dhe sipas informatave, shumica e mësimdhënësve i janë përgjigjur pozitivisht kalendarit të vitit shkollor.

Ndërsa edhe në lidhje me paraqitjen e nxënësve në shkollë, është një numër i madh që janë paraqitur, por që kjo ndryshon nga shkolla në shkollë dhe nga komuna në komunë. Në rastet kur nxënësit mungojnë duhet të evidentohen në ditar për mungesë.

Prindërit duhet të sigurohen që informacionet t'i marrin nga organet kompetente, përkatësisht MASHTI dhe DKA-të dhe t'i shmangin informacionet nga persona që tejkalojnë kompetencat dhe përgjegjësitë.

Ndërsa mësimdhënësit të jenë në komunikim me prindërit që t'i informojnë nga afër për kalendarin shkollor.


MË SHUME NGA Kosovë