KEK-u shkyç sonte njësinë A4
BKT
Foto: KEK
Kosovë

KEK-u shkyç sonte njësinë A4

J.Musliu/RTKlive

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se të shtunën në mesnatë, njësia A4 e termocentralit Kosova A do të shkyçet.

Sipas njoftimit, kjo do të bëhet me qëllim të sanimit të rrjedhjeve të paraqitura në kalldaj.

Sidoqoftë, rikthimi i operimit do të bëhet brenda 4-5 ditëve të ardhshme.

“Për zhvillimet e reja do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar KEK-u, por pa dhënë më shumë detaje.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në sezonin e dimrit do të ketë reduktime të energjisë.

Kjo për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese për të mbuluar kërkesën dhe çmimit të shtrenjtë të importit të rrymës.


MË SHUME NGA Kosovë