Rrethojat afër parkut u hoqën, por tani parkohen veturat |Video
BKT
Foto: RTKLive
Kosovë

Rrethojat afër parkut u hoqën, por tani parkohen veturat |Video

Arlinda Sejda/RTK

Ato tashmë po i zëvendësojnë veturat e parkuara në trotuare. Gjithashtu, të dielën një pjesë e saj ishte e mbuluar nga mbeturinat.


Megjithatë, qytetarët thonë se heqja e rrethojave ishte veprim i duhur nga komuna, por ka edhe zëra kundër.

" Sipas meje është gabim, duhet me qenë i rrethuar parku siç ka qenë më herët, për shkak të sigurisë së fëmijëve, dhe mund të ndodhë ndonjë aksident", thotë  Zenel Rexhepi, qytetar nga Prishtina.

" Unë mendoj që është me vend për shkak se këto rrethoja veç nëpër burgje në vende të mbyllura përndryshe qytetarët duan të jenë të lirë", thotë qytetari Faik Qela.

" Besoj që nuk është edhe keq por  nuk është edhe bash mirë, për shkaqe sigurie për shkaqe që ka familjar me fëmijë të vegjël, këtu i kanë mundësitë për të dalë në rrugë kryesore dhe është më rrezik për fëmijë. Por  në anën tjetër i ke mundësitë me u kyçë  në park në të gjitha pjesët”, thotë qytetarja Suzana Voshki.

Qytetarët kërkojnë nga Kuvendi Komunal i Prishtinës që fëmijëve që shëtisin në këtë park t'u ofrohet siguri.


MË SHUME NGA Kosovë