Deçani shënon ditën e gështenjës
Islam Haxhiu/RTK
Në ditën e gështenjës në Deçan janë promovuar produktet tradicionale, kryesisht nga ky lokalitet.
Në panairin e organizuar me këtë rast, kultivues të shumtë deçanas kanë ekspozuar prodhimet e tyre bujqësore. Sipas tyre, kjo ishte një mundësi e mirë që krahas produktit të gështenjës të promovohen edhe prodhime të tjera si mollë, mjaltë, kunguj, fasule etj.
Po ashtu janë promovuar edhe fidane të pemëve të ndryshme e sidomos gështenjës.
Me ketë rast kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se qëllimi i këtij organizimi është promovimi i prodhimeve vendore, por edhe të trashëgimisë së begatë që ka Deçani. Sipas tij, ky aktivitet tashme është bërë tradicional dhe është një lloj falënderimi për frytin e gështenjës dhe pemëve e perimeve tjera si produkte baze të ekonomive tona familjare. Panairi është përmbyllur me një drekë tradicionale me ushqime tradicionale shqiptare.


























