Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për fushatën “unë mbështes gratë në agrobiznes”, të ftuar janë Danijella Çoça koordinatore e projekteve në organizatën joqeveritare “Ecokoswomen” dhe Sefedin Haxhiu zyrtar për marrëdhënie me publikun në “Caritas-i Zviceran”.
Të premten në Prishtinë premiera e filmit “Illyricum”. Për këtë i ftuar është Ilir Prapashtica, aktor. Filmi “Illyricvm”, është prodhimi i parë kinematografik ku personifikohen ilirët
Kurse Aurela Kadriu, koordinatore e festivalit, flet për nisjen e edicioni i 5-të i“ Kosovo theatre Showcase.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























