15:49 / 25.10.2022
Lugina e Preshevës, sonte temë debati në “RTK Prime”
RTKlive
Sonte në “RTK Prime”, nga ora 20:20, diskutohet tema: “Kërkesa dhe pozicioni i shqiptarëve të Luginës në dialogun Kosovë-Serbi”.
Të ftuarit e gazetarit Bashkim Vishaj, janë: Shaip Kamberi - deputet në Parlamentin e Serbisë dhe Ragmi Mustafi - kryetar i Këshillit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Debati zhvillohet vetëm disa ditë pasi ata ishin në SHBA si dhe patën takime me zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës.























