Aksident në Mazgit, humb jetën këmbësori
BKT
Kosovë

Aksident në Mazgit, humb jetën këmbësori

B. H. / RTKlive

Një këmbësor e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot pasdite në fshatin Mazgit të komunës së Obiliqit. Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

"Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, respektivisht në fshatin Mazgit, me ç'rast një veturë ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka humbur jetën", ka bërë të ditur për RTK-në, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Ai ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident me fatalitet.


MË SHUME NGA Kosovë