Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Kosovë

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë është Ismet Jonuzi, piktor dhe skulptor. Veprat e tij prezantohen në Ekuador. Ai po ashtu do të flas për depërtimin e artit kosovar në skenën ndërkombëtare.

Ndëkaq mysafirë të tjerë janë Atifete Jahjaga, themeluese e “Fondacionit Jahjaga”, Aurora Dollenberg - Presidente e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë dhe Gazmend Berisha - Specialist i Anestezisë, Mjekësisë palliative dhe Dhimbjes, Norvergji.

Ato flasin për fushatën e sensibilizimit ndaj kancerit të gjirit: parandalo dhe shpëto jetë!“ dhe për rikthimin e profesionistëve shëndetësor të kosovës përmes telemjekësisë.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Kosovë