11:13 / 26.10.2022
Malisheva fillon jetësimin e projektit `Malisheva urbane`
V.Thaçi /RTKlive
Komuna e Malishevës ka nisur jetësimin e projektit për "Malishevën urbane".
Në kuadër të këtij projekti do të behët ndërtimi i rrugës “Ibrahim Mazreku” dhe Sheshit të dëshmorëve”.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Malishevës Ekrem Kastrati, i cili ka thënë se sot ka nënshkruar kontratën për këtë projekt të rëndësishëm në zhvillimin e Malishevës.
"Malisheva do të bëhet vërtetë urbane me jetësimin e këtij projekti të jashtëzakonshëm", ka shkruar Kastrati në rrjetin social Facebook.




























