Ambasada japoneze ndihmon Skenderajn në projekte ekonomike
Valbona Thaçi/RTKlive
Sot, në Komunën e Skenderajt, është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të kontratave të grantit të “Ndihmës së Japonisë për Projektet e Sigurisë Njerëzore Grassroots (GGP)”.
Sikundër bëhet e ditur nga Ambasada japoneze, asistenca e grantit i ndahet Shoqatës së Grave Bletare“SHGB Okarina e Ranikut”, nga Skenderaj.
“Në ceremoni, Keisuke Yamanaka, i Ngarkuar me Punë nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, nënshkroi kontratën e grantit me Fetije Smakaj, drejtore ekzekutive e Shoqatës së Grave Bletarë “SHGB Okarina e Ranikut”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se vlera totale e projektit është shtatëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë euro (75,980 euro).
Siç thksoi në fjalëne tij, i Ngarkuari me Punë nga Ambasada japoneze, Keisuke YAMANAKA, projekti në fjalë synon të mbështesë anëtarët e shoqatës, veçanërisht gratë kryefamiljare dhe të rinjtë për të rritur aktivitetet e tyre bujqësore për pavarësinë e tyre ekonomike.
“Japonia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në nivelin bazë për të përmirësuar gjendjen socio-ekonomike të qytetarëve”, thuhet në fund të njoftimit.
























