Tahiri: Të procedohen rekomandimet për reformën zgjedhore
M.Miftari/RTKlive
Komisioni për Reformë Zgjedhore ka mbajtur takim, ku u diskutua për reformën zgjedhore.
Lidhur me këtë takim, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, kërkoi që sa më shpejtë të përfundojnë këto rekomandime në mënyrë që të kemi një proces të drejtë zgjedhor.
“Sot, u mbajt takimi i Komisionit për Reformë Zgjedhore. Tash e 11 vjet një mori rekomandimesh të dala nga pesë palë zgjedhje parlamentare mbesin vetëm të shkruara në raporte vendore e ndërkombëtare nga vëzhgimi i zgjedhjeve. Është koha që këto sugjerime të trajtohen një nga një, për të siguruar një proces të drejtë zgjedhor. Për AAK-në, është me rëndësi që ky proces konsultativ të jetë gjithëpërfshirës, ku zëri i secilit të dëgjohet dhe ky proces i stërzgjatur të përfundojë me sukses”, ka shkruar Tahiri në Facebook.























