Së shpejti edhe dhjetëra autobusë në kryeqytet /Video
BKT
Kosovë

Së shpejti edhe dhjetëra autobusë në kryeqytet /Video

Donika Sherifi/RTK

Së shpejti pritet të vihen në qarkullim edhe dhjetëra autobusë të rinj në kryeqytet, derisa këta të tanishmit nuk po mund ta përballojnë fluksin e njerëzve që po e përdorin këtë formë të transportit.

Ndonëse linjat janë të shpeshta, prapëseprapë i madh është edhe numri i qytetarëve që e shfrytëzojnë autobusët e linjës urbane në kryeqytet.

Qytetarët japin mendimet dhe përshtypje të ndryshme për shërbimet e transportit urban.

Por, lehtësira në transportin urban ka paralajmëruar drejtori për Shërbime Publike të Prishtinës, Ilirik Musliu, sipas të cilit edhe dhjetëra autobusë do të vihen së shpejti në qarkullim.

 “Për momentin ka 50-51, 30-31 të tjerë tash me kontratën e re, me financimin e ri nga BERZH-i mendohen  të vijnë me flotën e re. Në flotën e re, mendohet të ketë edhe autobus elektrik, qëllimi është që këta autobus elektrik, 6-8 ende nuk është përcaktuar numri i saktë, të operojnë brenda unazës së brendshme të kryeqytetit, gjithashtu është menduar në flotën e re të trafikut urban të ketë dhe minibus”, thotë ai.

Musliu ka paralajmëruar se trafikut urban do t’i shtohen disa linja të reja, që më shumë përfshijnë zonat rurale.


MË SHUME NGA Kosovë