07:08 / 27.10.2022
Moti sot kryesisht i qetë, me pak vranësira
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës edhe për sot (e enjte) parashikon që mbi vendin tonë të mbajë mot kryesisht i qetë, me pak vranësira të ulëta deri mesatare.
Sipas IHMK-së, në parametrat kryesor nuk parashihen ndryshime të ndjeshme.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.























