Kurti vendos gurthemelin e çerdhes në kryeqytet: Arsimin e kemi prioritet
Venera Xhoxhaj / RTK
Është vënë gurthemeli i ndërtesës së re të çerdhes për fëmijë te shkolla e Gjelbër në kryeqytet. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti theksoi se arsimi është prioritet i qeverisë dhe investimet në infrastrukturë janë ndër projektet që pritet të realizohen.
"Arsimin e kemi prioritet, veqanërisht edukimin e hershëm që është shumë i rëndësishëm për jetën profesionale. Ky është një nga projektet e shumta për investimet në sektorin e arsimit. E kemi nis në Podujevë, Gjakovë e Gjilan dhe do të vazhdojnmë edhe në qytete të tjera", tha Kurti.
Ndërsa Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit deklaroi se ky projekt është bashkëpunim mes komunës dhe institucioneve qendrore. "Qeveria jo vetëm që ka ndarë buxhetin për avancimin e edukimit të hershëm por edhe e ka rrit atë buxhet. Ne do të punojmë që të përmirësohen edhe më tepër rezultatet në arsim", tha ajo.
Në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se bashkëpunimi ndërinstitucional në nivel lokal e qëndror jep fryte të mirëfillta.
"Në aspektin institucional përgjegjësia jonë për ngritjen e kapaciteteve arsimore fillon nga fëmijëria dhe kjo nënkupton edhe qasjen në shkolla e socializimin e fëmijëve", tha Rama.
Objekti do të ketë kapacitete për 120 fëmijë dhe është investim i MASHT-it dhe kap vlerën në më shumë se 700 mijë euro me rreth 1300 metra katrorë.
























