Kurti fton serbët t’i konvertojnë targat
BKT
Kosovë

Kurti fton serbët t’i konvertojnë targat

B. H. / RTKlive

Kryeministri Albin Kurti ka folur edhe një herë për çështjen e konvertimit të targave ilegale në ato ‘RKS’.

Pas vendosjes së gurthemelit të çerdhes së re në kryeqytet, i pari i ekzekutivit i pyetur nga mediat për qëndrimin e tij rreth targave është shprehur shkurt: "I ftoj të gjithë qytetarët serb të cilët i kanë  targat e stërvjetruara t'i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës".

Afati i konvertimit të targave ilegale skadon më 31 tetor. SHBA dhe BE i kanë bërë thirrje Kosovës që ta shtyjë këtë afat edhe për 10 muaj, por deri më tash krerët e shtetit nuk kanë dhënë sinjale për një shtyrje të re.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Listës Serbe, pas takimit të sotëm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd, kanë paralajmëruar bllokim të rrugëve në veri, në rast se institicionet e Kosovës vendosin t’i konfiskojnë targat ilegale me forcë.


MË SHUME NGA Kosovë