Policia me ligjëratë vetëdijësuese në shkolla kundër dukurive negative
BKT
Kosovë

Policia me ligjëratë vetëdijësuese në shkolla kundër dukurive negative

RTKlive

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor në Viti në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në shkolla’’ në koordinim të plotë me Drejtorinë e Arsimit të komunës së Vitisë, në shkollat e mesme të ulëta të kësaj komune ka realizuar një ligjëratë vetëdijësuese kundër dukurive negative në shkolla me temë: ,”Dhuna ndaj fëmijëve’’, ‘’Dhuna në familje’’ dhe dukurive të tjera negative, njofton Policia e Kosovës.

Ligjërata është realizuar me nxënës të klasave të IX-ta, ndërsa pjesëmarrës kanë qenë një numër i konsiderueshëm i nxënësve.

Sipas njoftimit të policisë, nxënësit nëpërmjet këtyre ligjëratave kanë pasur mundësi që të marrin njohuri rreth këtyre dukurive negative dhe kanë qenë të inkuadruar në bashkëbisedim për mundësinë e ndikimit në parandalim të këtyre dukurive.

Policia thotë se këto ligjërata kanë qenë të vlerësuara pozitivisht dhe shumë të dobishme edhe nga drejtoria e shkollave dhe personeli arsimor, prandaj Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë edhe më tej me ligjërata vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë në ambientet shkollore, thuhet në njoftim.

Mund të jetë një imazh i 20 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme


MË SHUME NGA Kosovë