Kurti bisedoi me Këshilltarin e Departamentit të Shtetit
A.Bela
Pas rangimit të Kosovës si vendi i parë në Ballkan në indeksin për sundim të ligjit, kryeministri Albin Kurti, tha se sundimi i ligjit, shkon dorë për dore me paqen, sigurinë dhe demokracinë.
Shefi i ekzekutivit në Twitter ka njoftuar se sot ka folur me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, me të cilin ka diskutuar për mbështetjen e ShBA-së, ndaj Kosovës.
“Sot fola dhe e falënderova këshilltarin Derek Chollet për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për integrimin euroatlantik të Kosovës. Raporti i vitit 2022, duke u renditur Kosovën si i pari nga Gjashtë Vendet e Ballkani Perëndimor dhe i dyti më i përmirësuar në nivel global, ne përsëri dëshmojmë se sundimi i ligjit shkon dorë për dore me paqen, sigurinë dhe demokracinë”, ka shkruar Kurti në ‘Twitter’























