22:15 / 27.10.2022
Kurti: Qeveria e angazhuar për reformën në drejtësi
K.Kasumi/ RTKlive
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.
Raporti i World Justice Project (Projekti i Drejtësisë Botërore) që renditë Kosovën si të parën në rajon për nga sundimi i ligjit, dhe në vendin e dytë në botë si shteti me përmirësimin më të madh në këtë fushë, ishin në qendër të takimit të sotëm.
"Në këtë takim, kryeministri Kurti theksoi avancimin e vazhdueshëm në vendin tonë të indikatorëve demokratikë, si dhe angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në reformën në drejtësi, si dhe për luftimin e krimit dhe korrupsionit", thuhet në komunikatën për medie nga kryeministria.























