Donacion nga Turqia për shkollën “Mehmet Isai” në Gjilan
BKT
Foto: Komuna e Gjilanit
Kosovë

Donacion nga Turqia për shkollën “Mehmet Isai” në Gjilan

M.Sh/RTKlive

Shkolla e Mesme Teknike “Mehmet Isai” ka pranuar një donacion të makinave të punës CNC nga Bursa e Turqisë. Ky donacion, sipas zyrtarëve të arsimit në Komunën e Gjilanit, do t’iu ndihmoj nxënësve në zhvillimin e tyre profesional.  

Drejtoresha e Arsimit, Albana Demiri, e ka falënderuar afaristin Fahretin Gylener për këtë donacion si një mundësi e madhe për nxënësit e kësaj shkolle.

“CNC është një mundësi mjaft e avancuar dhe inovative si pajisje prodhimi dhe matëse me cilësi të lartë. Përpunimi me CNC luan një rol jetik në zhvillim profesional tek nxënësit të cilët do të kenë mundësi tash e tutje të punojnë me këtë program”, ka thënë Demiri, thuhet në njoftimin e komunës së Gjilanit.

Kryetari i shoqatës Kosova-Shkup me seli në Bursa, Rexhep Gunduz, ka thënë se kjo është mbështetja e radhës për shkollën teknike të Gjilanit nga kompania e Gylener, duke konfirmuar se mbështetja dhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa drejtoresha e shkollës “Mehmet Isai”, Lumnije Tahiri-Sadriu, ka thënë se kjo është shkollë me fat që e ka memorandumin e bashkëpunimit afatgjatë me komunitetin në Turqi.


MË SHUME NGA Kosovë