Testimi i unazës shkakton vonesa në largimin e mbeturinave
BKT
Foto/ RTKlive
Kosovë

Testimi i unazës shkakton vonesa në largimin e mbeturinave

K.Kasumi/ RTKlive

(E plotësuar) Për shkak të testimit të unazës qendrore në Prishtinë, kompania “Pastrimi” ka njoftuar se mund të ketë vonesa eventuale të shërbimit të largimit të mbeturinave.

“Kompania ‘Pastrimi’ SH.A-Prishtinë njofton të gjithë konsumatorët e vet se shërbimi i largimit të mbeturinave në qytetin e Prishtinës mund te ketë vonesa për shkak të testimit të unazës qendrore në kryeqytet”, thuhet në njoftim.

“Për hir të transparencës së opinioit publik Kompania ‘Pastrimi’ njofton se shërbimi i largimit të mbeturinave është duke vazhduar sipas orarit të Planit Operativ, por nga testimi i unazës qarkore mund të ketë ndonjë vonesë eventuale të shërbimit të largimit të mbeturinave”, thuhet tutje në njoftim.

Kompania “Pastrimi” ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve duke premtuar që çdo vonesë e kryerjes së shërbimit do të zëvendësohet.

Foto: A.B/RTKlive

Testohet unaza, kaos në rrugët e kryeqytetit| Foto

Për shkak të testimit të unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet sot (e premte) është krijuar tollovi nëpër rrugët e Prishtinës.

Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës ka shkruar në profilin e tij në "Facebook" se të premten dhe gjatë fundjavës testohet unaza e brendshme, pastaj do të merret vendimi final.

“Nesër dhe në fundjavë e testojmë edhe një herë unazën e brendshme si qarkullim një-kahor! Pastaj do të marrim vendimin final”, ka shkruar ai.

Mund të jetë një imazh i 1 person, makinë, rrugë dhe teksti

Mund të jetë një imazh i në këmbë, makinë, rrugë dhe rrugëNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Kosovë