Punimet e pakryera në Gjakovë|Video
BKT
Kosovë

Punimet e pakryera në Gjakovë|Video

Islam Haxhiu - RTK

Gjendja e krijuar nga stërzgjatja e punimeve përgjatë rrugës kryesore "Nënë Tereza" në Gjakovë, në segmentin nga gjykata deri në hyrje të lagjes “Dardania”, të nisura më 2 qershor të këtij viti, për banorët dhe bizneset pranë rrugës është bërë e papërballueshme.

Ata thonë se qarkullimi i vështirësuar në komunikacion dhe sidomos gropat dhe pluhuri që krijohet gjatë tërë kohës ua ka rënduar së tepërmi përditshmërinë.

Edhe zyrtarët komunal në Gjakovë  thonë se ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza dhe nevoja e instalimit të gypave dhe kabllove të shumtë nëntokësor ka bërë që projekti të zgjatet dhe në të shumtën edhe qarkullimi të jetë i vështirësuar. Por, sipas tyre kjo gjendje së shpejti do të përfundoj, pasi që tashme është arritur kontrata për vazhdimin e punimeve.

Durim Halili, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Gjakovë, thotë se realizimi i këtij projekti është ndarë në dy faza. “Faza e parë përfshinë ndërtimin e segmentit nga gjykata themelore deri në hyrje të “Dardanisë” me gjatësi  prej 1.5 km do të përfundoj brenda këtij viti”, tha ai.


MË SHUME NGA Kosovë