Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Sot do të bëhet promovimi i monografisë “Tradita e muzikës sufiste në Kosovë”. Për këtë i ftuar është Krenar Doli, etnomuzikolog në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Si çdo të hëne Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, do të në njoftoj se si do të jetë moti këtë javë.

Ndërkaq  mysafire tjetër është Mirlinda Kusari Purrini, themeluese e Shoqatës së Grave në Biznes “SHE-ERA”, njëherit fituese e çmimit “impulse” për gratë sipërmarrëse në Evropë. Po ashtu ajo do të flas për sfidat specifike për gratë ndërmarrëse në Kosovë dhe programi i organizatës për t`i tejkaluar sfidat.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Kosovë