Ngjarjet e datës 31 tetor
RTKlive
Ngjarjet e datës 31 tetor 2022.
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese bën intervistimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton raportin me titull “Tendencat për politizim të KPMShCK”, i cili analizon Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Projektligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK). (Ora, 10:00)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së, ora11:00)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikon raportin për praktikat e organizmit të dëgjimeve buxhetore në vitin 2022 për nëntë komuna të Kosovës. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë, ora 11:00)
ORCA mban aksion simbolik. (Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)























