Përleshen mes vete dy këshilltarë komunalë të LVV-së në Podujevë
BKT
Kosovë

Përleshen mes vete dy këshilltarë komunalë të LVV-së në Podujevë

N.Mekolli dhe A.Sejda /RTK

(E plotësuar) Përleshje e këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje të Komunës së Podujevës. Asamblistët që janë përfshirë në këtë konflikt fizik, janë Artrit Mulliqi dhe Ragip Fetahu.

Lajmin për sulmin e ka konfirmuar, në faqe e tij në Facebook edhe Fetahu. Ai thotë se është sulmuar fizikisht në kolegu i tij, Artrit Mulliqi. Kjo, sipas Fetahut, ka ndodhur pas pauzës së shkurtër të Kuvendit. “Dola për të marrë një kafe dhe ujë në një kafene pranë Kuvendit”, tha ai.

Fetahu, në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se si nisi ngjarja që përfundoi edhe me goditje e sharje.  “Duke u kthyer për në Komunë, z. Mulliqi më vjen nga pas dhe më drejtohet kështu; ku je ti që sponsoron lajme të rrejshme për mua. Unë i drejtohem; ti ke kërkuar votë për shef të Asamblistëve, secili e ka punën e tij, mos mu drejto mua kështu. Pas këtyre fjalëve z. Mulliqi më kap në këmishe dhe duke më fyer e ofenduar, e duke më sharë me nënë e familje. Kam tentuar disa herë ta largojë me duar por nuk munda”, Shkruan Fetahu.

Ai thotë se në këtë rast kanë ndërhyrë disa persona për ta larguar dhe |në tentim e sipër më godet në pjesën e pasme të kokës duke më shkaktuar dhembje ekstreme të kokës dhe marramendje”.”

Pas kësaj situate, Fetahu thotë se është larguar me shpejtësi nga oborri i komunës, sepse kolegu e shante. “Nuk kam pas asnjëherë probleme me këtë person. Kjo mund të jetë vijimësi e problemeve të brendshme partiake dhe mund të jetë frustrim i tij për shkak se nuk ka arrit të sigurojë një votë që i ka munguar për t’u bërë shef i grupit”, shkruan pos tjerash Fetahu.

Bëhet e ditur se këshilltarët e përfshirë në konflikt janë shoqëruar për në stacionin e Policisë së Kosovës në Podujevë për t’u marrë në pyetje.

Zhitia: Përleshja nuk ka ndodhur në oborrin e Komunës

Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fatmir Zhitia, për RTK ka mohuar se ngjarja ka ndodhur në oborrin e Komunës.

Kurse Haki Rudari shef i grupit të këshilltarëve të grupit të VV-së, tha për RTK se seanca e thirrur si e rregullt nuk i ka vazhduar punimet për shkak të bllokimit të grupit të LDK-së dhe jo për shkak të përleshjes.

Grupi i këshilltarëve prej 13-të vetash të Lëvizjes Vetëvendosje kanë qenë të pranishëm në komunë. I njëjti e konfirmon që nuk ka pasur mosmarrëveshje në kuvend dhe brenda grupit.

Lajmin për rastin në fjalë, për RTK e ka pohuar edhe Prokuroria.

“Për rastin, të cilit i referoheni, ju njoftojmë se pas informimit të prokurorit kujdestar nga policia, me urdhër të njëjtit është inicuar rast në drejtim të veprës penale ”Lëndimi i lehtë trupor”. Prokuroria në kordinim me policnë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ta ndriuar në plotëni këtë çështje penale”.

 


MË SHUME NGA Kosovë