ORCA shfaqet me maska profesorësh para Rektoratit të UP-së
BKT
Foto: Fatos Cervadiku/ RTK
Kosovë

ORCA shfaqet me maska profesorësh para Rektoratit të UP-së

K.Kasumi/ RTKlive

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në lidhje me zhvillimet e fundit në këtë universitet.

Dibran Hoxha, një prej organizatorëve të këtij aktiviteti nga kjo organizatë, tha se sot po shënojnë Ditën e Halloweenit me maska të frikshme të plagjiatorëve të UP-së.

Ndër të tjera, ai e kritikoi edhe Qeverinë e Kosovës që, sipas tij, nuk merr masa për t’i ndëshkuar plagjiatorët e që kanë interesa të ngushta të tyre.

“Sot për Halloween, ne aktivistët e ORCA-s, vendosëm të dalim e të shpërndajmë maska me fytyrat e frikshme të atyre që janë përreth plagjiaturës të përbashkuar. Nuk ka gjë më të frikshme se shkatërrimi i arsimit të një vendi që shumicën dërrmuese të popullsisë e ka më të re se mosha 35-vjeçare. Nuk ka gjë më të frikshme se kur plagjiatorët guxojnë të jenë në pozita udhëheqëse edhe pasi janë vërtetuar dyshimet për plagjiaturat e tyre. Nuk ka gjë më të frikshme se kur qeveria nuk merr masa për t’i zhdukur nga jeta publike, por koketon me ta për interesa të ngushta.Prandaj, sot, për Halloween, ne do të shpërndajmë  maska të frikshme me fytyrat e frikshme të arsimit të lartë të Universitetit të Prishtinës. Le ta dinë të gjithë sa e frikshme është situata në të cilën ndodhemi si shoqëri e në të cilën ndodhet universiteti më i rëndësishëm i vendit tonë”, tha ai.


MË SHUME NGA Kosovë