Haradinaj për Pajazitin: Urime ditëlindja hero!
K.Kasumi/ RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule te shtatorja e heroit kombëtar Zahir Pajaziti, në Prishtinë.
“Urime ditëlindja Hero!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në "Facebook".
Zahir Pajaziti lindi më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.
Ai ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe hero i luftës çlirimtare të Kosovës.
Bashkë me të ranë edhe Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, në një pritë të organizuar nga forcat e armikut.
Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i dha Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës - Urdhrin “Hero i Kosovës”.























