Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët
BKT
Kosovë

Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët

RTKlive

Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të mbeten të qëndrueshme edhe për gjatë ditëve të parë të muajit nëntor. Parashihen rreze diell dhe vlera të temperaturave mbi mesataren për sezonin e stinës që jemi.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se mbi vendin tonë, të mërkurën, vazhdon të mbaj mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, për gjatë relievit malor parashihen vranësira të shpërndara, ndërsa në orët e para të ditës do të ketë vesë dhe mjegull, e cila do ta zvogëlojë dukshmërinë horizontale nën 5 km.


MË SHUME NGA Kosovë