Pas dhunës ndaj të moshuarës, ndalim 48 orë për dy infermieret |Video
BKT
Foto: Kaltrinë Zeneli/ Facebook
Kosovë

Pas dhunës ndaj të moshuarës, ndalim 48 orë për dy infermieret |Video

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Një video e shpërndarë në rrjete sociale, ku shihet një infermiere duke e rrahur një grua të moshuar, që dyshohet të jetë të një shtëpi private për të moshuarit në Pejë, ka aktivizuar Prokurorinë Themelore në Pejë si edhe njësitete relevante policore.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi. Konfirmoi për RTKlive se Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka angazhuar menjëherë dy prokurorë,  për t’u marrë me këtë rast.

Nikçi thotë se prokurorët, bashkë me policinë, janë duke shkuar në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se është kryer vepra penale.

“Do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ndaj personit apo personave që e kanë kryer këtë vepër penale”, thotë Nikçi.

Ai nuk jep detaje se ku ka ndodhur me saktësi ky rast.

Më vonë, prokuroria deklaroi se dy prokurorët e shtetit dhe Policia e Kosovës, në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit  janë ndaluar  për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi”. 

Video është publikuar fillimisht para  nga aktorja, Kaltrinë Zeneli. RTKlive ka kontaktuar aktoren për të vërtetuar autenticitetin e videos.

Pasi e konfirmon videon, ajo thotë se  vazhdon të jetë keq, pasi ka parë këtë rast. Për këtë arsye, ajo tregon se vendosi ta shpërndante në mënyrë që institucionet të merren me rastin.

E në video, dëgjohen infermieret duke qeshur e duke e rrahur të moshuarën, ndërkohë që një tjetër xhiron.

“Pak jam tu ja hi qysh di me sill unë, pak jam tu ja hi”, dëgjohet duke thënë infermierja, derisa rrah me shuplaka e me shqelma të moshuarën në Pejë. E moshuara, dëgjohet duke rënkuar e njëkohësisht përpiqet të mbrohet me duar.

Në anën tjetër, Policia në Pejë ka konfirmuar se dy punonjëse të shtëpisë së pleqve,  janë arrestuar në lidhje me rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë.

Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin  Pejës, konfirmoi për RTKlive se dy të dyshuarat momentalisht janë duke u intervistuar.

Sipas Policisë, është arrestuar e dyshuara që shihet duke sulmuar fizikisht të moshuarën dhe punëtorja kryesore e shtëpisë së të moshuarve  ku ka ndodhur rasti.

Rasti ka nxitur reagime të shumta menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale të mërkurën.


MË SHUME NGA Kosovë