Kurti për rastin e të moshuarës: Do të qëndrojmë pranë tyre
BKT
Foto: Nga profili i Kurtit në `Facebook`
Kosovë

Kurti për rastin e të moshuarës: Do të qëndrojmë pranë tyre

K.Kasumi/ RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit që i është bërë një të moshuare në Qendrën Strehimore në Pejë.

Kurti ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” se ajo çka sot pamë ishte e tmerrshme.

"Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s'është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuaren, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar", ka shkruar ai.

Sipas tij të moshuarit kanë kontribuar në shoqëri dhe do tu qëndrojë pranë të gjithëve edhe me vendime qeveritare.

"Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare", ka shkruar i pari i qeverisë, Albin Kurti.

 


MË SHUME NGA Kosovë