Mblidhen disa komisione parlamentare
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Mblidhen disa komisione parlamentare

A.Bela / RTKlive

Sot dot mbahen mbledhjen e disa komisioneve parlamentare.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, do të ketë diskutim lidhur me organizimin e tryezave.

Kurse Komisioni për Integrime Evropiane,  ka në rend dite këto pika: Sqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, shqyrtimi i Projektligjit për mbështetjen e punëve publike, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , shqyrtimi i Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe shqyrtimi i Projektligjit për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, raporton RTKlive.

Kurse Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, do të bëj shqyrtimin e Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, me raport rekomandim të Komisionit funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrtimin e Projektligjit për mbështetjen e punëve publike, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet, Transfere dhe Punë, shqyrtim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë, me raport të Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe shqyrtimin e Projektligjit për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shenjëstruara, me raport amandamente të Komisionit Funksional për Punë të Jashtme dhe Diasporë.


MË SHUME NGA Kosovë