Moti sot, kryesisht me diell
BKT
Kosovë

Moti sot, kryesisht me diell

RTKlive

Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të mbeten të qëndrueshme edhe për gjatë ditëve të parë të muajit nëntor. Parashihen rreze diell dhe vlera të temperaturave mbi mesataren për sezonin e stinës që jemi.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot (e enjte) parasheh mot kryesisht të ngjashëm, gjithashtu edhe në parametrat kryesor nuk parashihen ndryshime të ndjeshme.

Temperaturat minimale ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.


MË SHUME NGA Kosovë