Komuna e Prishtinës ndan 25 mijë euro për ngrohje për 100 familje
Fadil Sertolli / RTKlive
Komuna e Prishtinës, konkretisht Drejtoria e Mirëqenies Socale ka ndarë 25 mijë euro për ngrohje për 100 familje të kryeqytetit, në mënyrë që këto familje ta kalojnë dimrin sa më lehtë.
Drejtoresha për Mirëqenie Sociale, Adelinë Sahiti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto mjete do t’u ndahen familjeve që janë raste sociale si dhe komuniteteve.
“DMS ndan 25 mijë euro për ngrohje për 100 familje, që dimrin ta përballojnë më lehtë! Sot nënshkrova vendimin për ndarjen e 25 mijë eurove(25000) për 100 familje, raste sociale dhe të komuniteteve”, ka shkruar ajo.
Sahiti po ashtu ka shkruar se në këtë kohë të inflacionit, Komuna e Prishtinës dhe njëherë po dëshmon që është me qytetarët e saj, e veçanërisht me ata në nevojë!























