Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i ftuar sonte në ‘RTK Prime’
BKT
Foto: RTK Prime
Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i ftuar sonte në ‘RTK Prime’

RTKlive

Sonte emisioni “RTK Prime” do t’i kushtohet samitit të Procesit të Berlinit, që u mbajt sot në Gjermani.

Në këtë samit u nënshrkuan edhe tri marrëveshje, që do të zbatohen nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Një nga më të rëndësishmet prej këtyre marrëveshjeve,  rezulton të jetë edhe lëvizja e lirë vetëm me letërnjoftime.

Me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje, qytetarët e Kosovës, Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Bosnje e Hercegovinës, mund të lëvizin në vendet respektive, vetëm me letërnjoftime.

Megjithatë, përfshirja e planit franko-gjerman në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, është një zhvillim tjetër me rëndësi.

Për këtë dhe tema të tjera, sonte flet ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Gjithashtu, për detaje të tjera në “RTK Prime”, për krejt atë që ndodhi në Berlin, sonte me lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjermania,  do të flasë edhe Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Gjithashtu, pjesa e tretë e emisionit do t’i kushtohet debatit në studio, ku do të trajtohet samiti i Procesit të Berlinit.

Emsioni “RTK Prime” transmetohet në RTK1 me fillim në orën 20:20.


MË SHUME NGA Kosovë