Databazë unike e 5 shteteve të Ballkanit Perëndimor për të pagjeturit
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Databazë unike e 5 shteteve të Ballkanit Perëndimor për të pagjeturit

Muharrem Miftari/RTKlive

Qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, lansojnë një bazë të dhënash publike unike për rastet e personave të zhdukur.

Andin Hoti, kryesues i Komimsionit Qeveritar për të Zhdukurit, në emsionin “Info Plus”  në RTK, deklaroi se është ftuar nga Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur,  në një konferencë që ka të bëjë për personat që ende figurojnë të pagjetur nga lufta.

“Në kuadër të Procesit të Berlinit,  Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur na ka ftuar në një konferencë dhe aktualisht jemi në Hagë, ku janë pjesëmarrës 5 vende të Ballkanit Perëndimor dhe kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesi nga Gjermania dhe Anglia, si dhe ambasadorë të shteteve tjera”, sqaroi, mes tjerash Hoti.

Ai më tej theksoi se në këtë konferencë u bisedua për angazhimet e Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, sikundër tha ai, u shpreh nevoja e përshpejtimit të veprimit dhe humanitetit të procesit- “ngase ka kaluar kohë e gjatë nga lufta e Kosovës dhe ende nuk dimë për fatin e personave që na mungojnë dhe arsyeja tjetër është që ky proces të mos politizohet, sepse është thellësisht  njerëzore kjo çështje”.

Çështje tjetër me rëndësi, vuri në dukje ai, është padyshim lansimi i një databaze rajonale, ku 5 shtete të rajonit,  kanë arritur ta bëjnë këtë, me ç’rast, bëri të ditur, me të gjitha rastet aktive ku përfshihen të jenë mbi 11 mijë persona të zhdukur.

“Vlen të thuhet se Kosova për herë të parë vlerësohet si shtet në këtë segment. Një element tjetër pozitiv është se përmes kësaj databaze do të kenë mundësinë të inkuadrohen, përveç familjarëve të të zhdukurve, edhe personat tjerë që kanë mundësi të ofrojnë ndonjë informacion shtesë për personat e zhdukur”, deklaroi Hoti në “Info Plus”.

Më tej, ai bëri të ditur se një databazë e tillë ka qenë më herët në faqen e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur e që është lansuar sot,  ndërkohë që, shtoi Hoti, së shpejti, mbase në javën e ardhshme, do të lansohet edhe në Komisionin Qeveritar për Personat e zhdukur, si dhe në ëebfaqen e Qeverisë së Kosovës.

“Kjo databazë ka më shumë se një vit që punon në këtë segment në kaudër të Komisionit Ndërkombëtar për të Pagjeturit dhe që të gjithë personat, të cilët konsiderohen të zhdukur në listat tona edhe në atë databaza janë të dhënat e njëjta”, tha Hoti.

Sipas tij, bëhet fjalë për personat që ende konsiderohen të zhdukur, e jo ata persona që ishin të zhdukur e që janë gjetur.


MË SHUME NGA Kosovë