Miratohen raportet për Projektligjin për Noteri dhe punë publike
E.Hoti/RTKlive
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar.
Në këtë mbledhje janë miratuar raportet e komisioneve të përhershme për Projektligjin nr. 08/L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-010 për Noterinë, si dhe raporti me amendamente i komisionit funksional për PL- L/183 për mbështetjen e punëve publike.
Me 5 vota të deputetëve janë votuar raportet e komisioneve, gjithashtu edhe raporti me amendamente i komisionit funksional për për mbështetjen e punëve publike.
Kryetari i Komisionit, Adnan Rrustemi, tha se Komisioni për Buxhet ka konstatuar se nuk ka kosto shtesë.
“Komisioni për Buxhet shqyrtoi projektligjit dhe vlerësoi se nuk përmban kosto shtesë buxhetore. Ne duhet te miratojmë raportin përfundimtar”, tha ai.
Ndërsa, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa tha se e kundërshtojnë plotësimin e Ligjit për Noterinë.
“Sa i përket plotësim ndryshimit të Ligjit për Noterinë kemi kundërshtuar se është në kundërshtim me vet ligjin ”,tha Beqa.























