07:08 / 06.11.2022
Moti në Kosovë
RTKlive
Sot do të mbajë mot më dinamik, i vranët dhe me kushte për reshje të shiut.
"Reshjet me intensitet me te lartë parashihen në pjesen veriperendimore të vendit, ndërsa pjeset tjera do të kenë më pak reshje", njofton IHMK.
Në fushat barike dhe termike parashihen rënie të dukshme, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit























