MPJD lanson programin për Diplomaci Qytetare
BKT
Kosovë

MPJD lanson programin për Diplomaci Qytetare

V. Thaçi / RTKlive

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot, ka organizuar ceremoninë e lansimit të Programit “Diplomacia Qytetare”, pjesë e së cilës ishte kryeministri Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Shwarz, zëvendësministrja Liza Gashi, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, shoqërisë civile si dhe bursistët e këtij programi.

Përmes një komunikate për media MPJD, njofton se në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve të diplomacisë publike, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes Programit për Diplomaci Qytetare fillon realizimin e aktiviteteve të koordinuara të diplomacisë qytetare, me qëllim të zbatimit të një politike gjithëpërfshirëse për të përfaqësuar vendin, historinë, vlerat dhe interesat e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kryeministri i Republikës së Kosovës në fjalën e tij para të pranishmëve e ka vlerësuar si hap shumë të rëndësishëm lansimin e këtij programi. Ai i ka falënderuar bursistët e përzgjedhur për vullnetin e tyre për të kontribuar në institucionet e vendit, përkatësisht në zhvillimin e diplomacisë shtetërore dhe theksoj që kontributi i mërgatës ka qenë pjesë kyçe në zhvillimin e Kosovës ndër vite, si në aspektin ekonomik, shoqëror e edhe atë politik.


MË SHUME NGA Kosovë